FRANCE- Ky 13 nëntor është kthyer në të vërtetë në një të premte të zezë, jo vetëm për Francën, por për të gjithë botën. Të paktën 158 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve rreth stadiumit “Stade de France”, ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani, dhe një tjetër zonë afër revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Rreth 100 persona u morën peng në një koncert, për t’u ekzekutuar më pas. ISIS ka festuar për vrasjet, por ende nuk dihet se cilët janë autorët e vërtetë të këtij sulmi.

Të përditshmet franceze, italiane, e shumë të tjera, i kanë kushtuar faqet e tyre kryesore kësaj ngjarje që tronditi mbarë botën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: