ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi ka rrezikuar jetën e policëve të cilët i kanë vënë gjobë. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Paris Xhemalollari, 19 vjeç, banues në Elbasan.


Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “28 Nëntori”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore gjatë vendosjes së një mase administrative dhe është larguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të policisë rrugore.


Në ndjekje të tij u vunë Patrulla e Përgjithshme dhe Shqiponjat, ku dhe është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb