Një letër e ardhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Pasurisë Botërore të UNESCO-s mbi ekzistencën e Dokumentit te Monitorimit te Parkut te Butrintit, ka hedhur një hije të fortë dyshimi mbi rolin e Ministrisë së Kulturës në këtë afere. Bëhet fjalë mbi Raportin e Monitorit që UNESCO- ka kryer në Butrint në Tetorin e kaluar dhe faktet e mbledhura janë prezantuar në Këshillin e Pasurive Botërore të UNECO-s si dhe depozituar pranë autoriteteve Shqiptare.

Ekzistenca e këtij raporti është mohuar vazhdimisht nga Ministria e Kulturës në seancat e zhvilluara në Gjykatën Kushtetuese, ku qe prej verës se kaluar po zhvillohet gjykimi mbi vendimin e Qeverisë për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit. Ndërkohë letra e kreut të Pasurive Botërore te UNESCO-s konfirmon qe pala shtet jo vetëm ka marrë këtë raport por ka kërkuar që ky raport të mos botohet në Websitin e UNESCO-s dhe të mos bëhet publik.

Forumi i Trashëgimisë Kulturore për opinionin publik bën pyetjen:

Përse Ministria e Kulturës ka mohuar ekzistencën e këtej raporti edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka kërkuar këtë Raport zyrtarisht nga ky Institucion?

Përse Ministria e Kulturës i ka kërkuar UNESCO-s te mos bëhet publik ky raport?

A është ky raport një raport qe hedh poshtë të gjithë procedurën e kryer nga Ministria e Kulturës mbi Parkun Kombëtar te Butrintit ku kjo Pasuri Botërore i jepet në administrim një Fondi Financiar të Huaj në kundërshtim me konventën e UNESCO-s?

A kundërshton ky Raport reduktimin e zonës së Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit për ti hapur rruge ndërtimit në Gjirin e Armurës në kanalin e Vivarit pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit një investimi strategjik me porosi të një prej oligarkëve më të madhej të vendit, i cili ka porositur edhe amendimin e Ligjit të Zonave të Mbrojtura?

A ka pasur një marrëveshje midis Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan  AADF për të marrë pjesën e zonës arkeologjike të njohur si A3 dhe reduktimit të zonës së Mbrojtur të Butrintit me qëllim hapjen e rrugës për ndërtime nga Oligarkët pranë Qeverisë?

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb