TIRANE

Politikanë që shahen me libër shtëpie në sallën e parlamentit ndërsa popullit që i sheh nga ekrani si mbetet tjetër veçse të pasurojë fjalorin me vulgaritetin parlamentar të rradhës.

E pikërisht ky vulgaritet në shkallën sipërore i shpalosur një ditë më parë në parlament nga të gjitha palët vlerësohet nga ekspertët psiko-social si ushqimi moral më i dëmshëm që elitat drejtuese përçojnë.

Sipas psikologes Arjana Muca, profesore e asociuar në Shkencat Sociale në Universitetin e Tiranës problemi qëndron tek fakti se gjuha e drunjtë del nga goja e njerëzve më të rëndësishëm të vendit çka tek brezi i ri shihet si një model dhe leje për t’u sjellë njësoj në jetën e përditshme.

Ndërsa për ekspertin e sociologjisë Gëzim Tushe e folura me standart rruge brenda parlamentit  është një nga arsyet e forta se përse politika bëhet gjithnjë e më e padëshiruar  në popull.

Sharjet reciproke me një gjuhë rruge nga foltorja e Parlamentit nuk ndodhin për herë të parë dhe me shumë gjasë as për herë të fundit. Nisur nga kjo profesoresh Arjana Muca, ngre një pikëpyetje të madhe: A duhet të vendosen filtra gjatë transmetimit ‘live’ të mbledhjeve parlamentare?

“Nëse vijon kjo sjellje, atëherë mirë është t’i vendosim një logo me pullë të kuqe, dhe të themi që ky, po flasim për Parlamentin tonë të ndiqet nën këtë logo.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb