Parlamenti Europian votoi për rregulla më të ashpra në mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve Europian javën që lamë pas. Këto rregulla kanë për qëllim forcimin privatësisë për qytetarët njëherazi duke u dhënë më shumë pushtet autoriteteve në kurriz të kompanive që thyejnë rregullat.

Rregullat e reja kanë që katër vite që kanë qenë në përpilim duke premtuar gjoba të rënda ndaj kompanive deri në 4 % të të ardhurave globale për rastet kur ka shkelje të privatësisë. Parlamentarja Europiane dhe ish zëvendës presidente e Komisionit Europian, Vivian Reding, e cila propozoi këto ndryshe në 2012-tën u shpreh: “Kjo është një ditë historike për Europën. Kjo reformë do të rikthejë besimin në shërbimet dixhitale, kështu duke rindezur motorët e rritje për të nesërmen.”

“Nuk mund të ketë liri pa siguri, dhe as siguri pa liri. Adaptimi i këtyre tre ligjeve dërgon një sinjal të fortë se siguria kombëtare dhe mbrojtja e të dhënave nuk duhet të kalojnë nga dora më dorë.” Por a përfaqësojnë këto ligje një epokë e re për të dhënat e qytetarëve Europianë?

Ekspertët janë të mendimit se Po. Europa është ajo e cila ka krijuar nocionet e “të drejtës për tu harruar” dhe “portabilitetit të të dhënave” si dhe ka krijuar sanksione për shkelje të privatësisë. Asnjë vend apo union tjetër nuk e ka bërë këtë më parë. Tashmë hapi dhe sfida e radhës për Europën është forcimi i ligjeve të privatësisë.

(d.d/PCW/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: