Parlamenti gjerman zhvilloi sot një debat mbi etikën e testeve gjenetike për fëmijët e palindur dhe nëse kompanitë e sigurimit të mbështetura nga shteti duhet ta financojnë këtë praktikë.

Në qendër të debatit dy orë të gjatë në Bundestag ishte mbështetja e testeve të reja të gjakut për shtatëzëni me rrezikshmëri të lartë që mund të tregojnë nëse një fëmijë ka sindomën Daun apo jo.

Deputetët në të dyja anëte e spektrit ideologjik ishin të ndarë mbi faktin nëse këto teste duhej të financoheshin nga siguracionet.

Partia e mjatë e të Gjelbërve ishte më skeptikja. Corinna Rueffer, ekspretja e partisë mbi çregullimet shëndetësore, paralajmëroi se testet nuk kanë të bëjnë me shërimin, pasi sindroma Daun nuk është një sëmundje, dhe shkakton më shumë një seleksionim. Në shumë raste që është identifikuar sindroma Daun tek fëmijët e palindur, prindërit shkojnë drejt abortimit, theksoi ajo.

Edhe partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë ishte në një linjë me të Gjelbrit. Deputetja e AfD-së, Beatrix von Storch tha se ajo i kundëvihet çdo mase që sinjalizon njerëzit me sindromën Daun si të padëshiruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb