Parlamenti grek është mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 janarit, të cilat nxorën fituese partinë e udhëhequr nga Alexis Tsipras. Në ditën e parë të konstituimit të këtij Kuvendi të ri, mediat e vendit fqinj kanë pikasur edhe shumë deputetë të mbërthyer nga mania për të bërë foto selfie, të cilat më pas i shpërndanin në rrjetet sociale.

Siç komentojnë mediat greke, në fytyrën e deputetëve lexohej gëzim, ndërsa shtrojnë pyetjen nëse do të vazhdojë ky gëzim edhe në ditët e ardhshme, po të kemi parasysh se sot Banka Qendrore Europiane njoftoi se nuk do të blejë më obligacione greke. Pra, nuk do të japë më para borxh.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb