ATHINE – Dështon zgjedhja e presidentit në votimin e parë në Parlamentin grek. Në votimin e parë, ku duhet të siguronte 200 vota, kandidati për President, Stavros Dimas ka marrë 160 të tilla, ndërsa 135 deputetë votuan kundër propozimit dhe 5 deputetë nuk ishin në parlament.

Demokracia e re dhe PASOK votuan në favor të kandidatit Stavros Dimas, ndërsa të gjitha partitë e opozitës abstenuan, votë që llogaritet kundër. Ndërkohë sipas Kushtetutës, votimi i ardhshëm do të mbahet të martën, më 23 dhjetor në mesditë, ku përsëri janë të nevojshme dy të tretat e votave të parlamentit me 300 deputetë.

Nëse kjo nuk arrihet, atëherë shkohet në një raund të tretë, më 29 dhjetor, ku do të kërkohen 180 vota. Pas dështimit edhe në raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme kombëtare dhe analistët thonë se ky është një skenar shumë i mundshëm.

(er.nu/a.jole/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: