ATHINE – Parlamenti grek i hapi sot rrugën miratimit të masave shtrënguese të kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja si kusht për zhbllokimin e një kësti të ri të huasë nga Eurogrupi që do të mblidhet më 24 maj.


Projektligji i cili përmban disa mijëra faqe u miratua gjatë pasdites së sotme në Komisionin Parlamentar vetëm me votat e shumicës qeveritare, përpara debatit në seancën plenare që do të zhvillohet nesër.


Sipas qeverisë greke, miratimi i këtyre masave do t’i mundësojë vendit të përmbushë kontratën e reformave dhe të masave shtrënguese të caktuara nga kreditorët.


Këto masa duhen, pa shënuar ndonjë surprizë të mundshme, të miratohen ditën e dielë nga shumica qeveritare që bashkon të majtën Syriza të kryeministrit Aleksis Çipras me partinë e vogël të sovranitetit Anel.
(er.nu/BalkanWeb)

Etiketa: