ATHINË

Një grup i vogël personash, 15 të tillë kanë sulmuar me bojë dhe me bomba tymuese parlamentin e Greqisë. Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 14.00, kurse dëmtuesit kanë mundur t’iu shpëtojnë rojeve të sigurisë.

Ata hodhën topa me bojë të kuqe drejt godinës së Parlamentit dhe bomba tymuese.  Pas veprimit, grupi arriti të ikë duke vrapuar nëpër rrugicat e sheshit kryesor në Athinë “Sintagma”.

Nuk janë të qarta arsyet e sulmit, ndërsa të tilla veprime shpesh ndërmerren nga grupime ekstremiste majtiste në vendin fqinj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb