Parlamenti i Ukrainës ka miratuar vendimin për vendosjen e sanksioneve nga Kievi kundër Iranit për një periudhë 50 vjeçare, tha deputeti Yaroslav Zheleznyak.

Ai vuri në dukje se 328 deputetë votuan për rezolutën përkatëse.

Më 28 maj, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paraqiti në parlament një projekt-rezolutë që miraton vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, sipas të cilit Kievi do të vendoste sanksione kundër Iranit për një periudhë 50-vjeçare.

Ato, në veçanti, parashikojnë një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin. Meqenëse masat kufizuese prekin aspekte të rregulluara, ndër të tjera, nga ligjet e Ukrainës, vendimi duhet të miratohet nga parlamenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb