UKRAINE – Parlamenti i Ukrainës ka votuar për të punuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, me 303 vota pro dhe 8 kundër. Rusia ka reaguar menjëherë ndaj këtij votimi, duke e quajtur si hap armiqësor që vetëm do të sjellë shqetësime.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka premtuar se do të synojë anëtarësimin në NATO, për shkak se Rusia mbështet rebelët në lindje të Ukrainës. Nga ana tjetër Rusia e mohon faktin se ka furnizuar me armë rebelët.
Në vitin 2010, Ukraina, e ndodhur nën presionin rus, miratoi statusin e pavarësisë ndaj ndonjë fuqie të madhe, i cili i ndalon shtetet t’iu bashkohen aleancave ushtarake. Presidenti Poroshenko është shprehur se lufta e Ukrainës për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin është kthyer në një faktor vendimtar për marrëdhëniet e Ukrainës me botën.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb