ZELANDA E RE

Libri i shenjtë i Kuranit është lexuar të martën në Parlamentin e Zelandës së Re, ndërsa kjo ishte seanca e para pas sulmit ekstremist në dy xhami, ku për pasojë humbën jetën 50 persona.

Një imam mysliman udhëhoqi lutjet në Parlament si shjenjë solidariteti për viktimat dhe ajetet e lexuara ishin nga kapitulli “al-Baqarah”, të cilat theksojnë durimin, lutjet dhe drejtësinë në ditën e gjykimit.

Nga ana tjetër, kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern nisi fjalimin me një përshëndetje në gjuhën arabe ““As-Salaam-Alaikum”, që në shqip ka kuptimin “Paqja qoftë për ju”, raporton ‘Independent’, përcjell ‘BalkanWeb’.

Leximi i librit të shenjtë të myslimanëve në Parlamentin e Zelandës u bë për herë të parë, pasi më parë, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Ky veprim është përshëndetur nga Turqia dhe shefi i këshilltarëve të Rexhep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin,  e përgëzoi parlamentin dhe Zelandën e Re për gjestin human të kryer për nder të viktimave, që u vranë brenda ambienteve të dy xhamive disa ditë më parë.

“Unë e përgëzoj Parlamentin për këtë akt të ngrohtë dhe të këndshëm. Janë këto akte mirësjelljeje që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin”, tha ai.

)n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb