SHKUP

Me 62 vota pro, parlamenti i Republikës së Maqedonisë, pa debat, dje në mbërmje, në seancë plenare pranoi rekomandimin e Komisionit për Çështjet e Rregullores, Imunitetit dhe Mandatit për heqjen e imunitetit tët ish-kryeministrit dhe deputetit, Nikolla Gruevski, edhe me kërkesën e gjykatës për shkak të caktimit të masës së paraburgimit.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës nga VMRO-DPMNE-ja, ku Gruevski është kryetar nderi.

Ndërkohë, pritet që sot ekstradimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski nga Hungaria, të mbështetet edhe nga shumica e deputetëve të Parlamentit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb