Politikanët rusë akuzuan Shtetet e Bashkuara se përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet qëdo të zhvillohen në Moskë për këshillin e qytetit, duke ndihmuar në organizimin emitingjeve masive. Por Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë një akuzë të tillë.Këtë javë parlamenti rus ngriti një komision për të hetuar ndërhyrjet e huaja nëzgjedhje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Yulia Savchenko njofton nga Moska.

Parlamenti rus pretendon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas mitingjeve masive tëopozitës, sikurse kjo protestë e kohëve të fundit në Moskë.

Anëtarët e parlamentit, të cilët u kthyen nga pushimet për një seancë tëjashtëzakonshme të hënën, akuzuan Perëndimin për mbështetje të demonstratave për tëndikuar në zgjedhjet e muajit shtator për këshillin e qytetit të Moskës.

Kjo është e papranueshme kur bëhet fjalë për një ndërhyrje kaq cinike nga vendet ehuaja, kur në faqet e internetit të Departamentit amerikan të Shtetit dhe ambasadës sidhe në disa media në pronësi të shtetit, bëhet thirrje për të marrë pjesë në demonstratapa leje“, tha kryetari i Dumës ruse Vyacheslav Volodin.

Parlamenti rus ka ngritur tashmë një komision për të hetuar ndërhyrjen e pretenduar tëvendeve të huaja.

Demonstratat në Moskë nisën në korrik nxitur nga një vendim i autoriteteve zgjedhorepër të ndaluar disa kandidatë të opozitës që të konkurojnë në zgjedhjet që zhvillohennë Moskë.

Sipas kryetarit të partisë komuniste ruse Genadi Zuganov protestuesit kanë marrë memiliona nga jashtë, për të organizuar tubimet.

Pashë në faqen e internetit të ambasadës amerikane se si ishte orkestruar gjithçkakëtu. Mbaj mend dhe pashë se si u orkestruan më parë, në Çekosllovaki, Rumani eJugosllavi“, thotë Genadi Zuganov, drejtues i Partisë Komuniste ruse.

Zyrtarët rusë kritikuan ambasadën amerikane për publikimin e një harte në faqen einternetit në të cilën tregohej vendi i tubimit.

Diplomatët amerikanë thanë që postimi ishte pjesë e procedurës rutinë të ambasadëspër të paralajmëruar qytetarët amerikanë për vendet ku siguria e tyre mund të jetë nërrezik.

Shtetet e Bashkura e hodhën poshtë pretendimin e Moskës për ndërhyrje të huaj.

Akuza duket se është një pasqyrim i pretendimeve amerikane për ndërhyrje të Rusisënë zgjedhje, thonë disa vëzhgues.

Këtu ka një element të imitimit dhe kjo është tejet e përhapur në politikën ruse. Nethjesht po i përgjigjemi asaj që të tjerët bëjnë: është justifikimi i përgjithshëm”, thotëSergey Parkhomenko, me profesion gazetar.

Enti rregullator i medias ruse Roskomnadzor i kërkoi kompanisë Google të filtrojëpërmbajtjen në lidhje me tubimet, të ndalë dërgimin e njoftimeve për videot nëYouTube, të ndalë transmetimin e drejtpërdrejtë të protestave si dhe rastet e ndalimit tëdemostruesve.

Gazetari Sergey Parkhomenko parashikon se Moska do të marrë të tjera masa kundërfjalës së lirë.

Ata e përdorin këtë situatë si një justifikim për të bërë edhe më shumë presion“, thaai.

Seanca e parë e komisionit të posaçëm lidhur me ndërhyrjen e huaj në zgjedhje ështëplanifikuar të mbahet në fund të muajit gusht. /Zëri i Amerikës/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb