Parlamenti i Bangladeshit është shpërbërë, një ditë pasi kryeministri për një kohë të gjatë Sheikh Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi pas disa javësh trazirash vdekjeprurëse.

Organizatorët e protestave të drejtuara nga studentët janë planifikuar të takojnë zyrtarë të ushtrisë, duke këmbëngulur se nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria.

Protestuesit thonë se laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Muhamed Yunus duhet të kryesojë qeverinë e përkohshme.

Një zëdhënës i partisë së ish-kryeministrit Khaleda Zia i ka thënë AFP-së se lideri i opozitës u lirua nga arresti shtëpiak shumëvjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb