Nga: Aleksandra KOLA

“Brenda parlamentit shqiptar duket sikur po qëndroni në shkallët e stadiumeve më të këqinj të botës”, kështu e ka përshkruar e përditshmja italiane “La Stampa” situatën në parlamentin shqiptar në seancën 18 dhjetorit.
parlamenti

Pak para kësaj fotoje, një anëtar i opozitës kishte ndezur një tymuese. Më pas një sasi gazi ngjyrë rozë mbushi të gjithë sallën ndërsa protestat vazhdonin. Në sallë dikush ulëriste nga larg, dikush tjetër përpiqej të shuante tymuesen.
policia
Protesta u finalizua me ndërprerjen e një votimi të kërkuar nga maxhoranca e qëndrës së majtë për zgjedhjen e kreut të ri të përkohshëm të Prokurorisë së përgjithshme: Kryeministri Edi Rama kishte propozuar Arta Markun. Sipas qendrës së djathtë, të udhëhequr nga liderët e Partisë Demokratike, i gjithë votimi ishte anti-kushtetues. Shumë manifestues protestuan edhe jashtë parlamentit ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha e përkufizoi seancën “një grusht shteti”. Megjithatë pas momenteve të para të panikut, seanca vazhdoi dhe kryeprokurorja e propozuar u miratua nga salla.
flamur Noka

Imazhet e ditës megjithatë qarkulluan në të gjithë botën shumë shpejt. Mbërriti dënimi i Brukselit. Pozicioni i Shqipërisë në sytë e Europës në fakt është shumë i ndjeshëm: Vendi dëshiron të hapë negociatat për hyrjen në Bashkimin Europian por reforma në drejtësi, e bllokuar prej vitesh, është kushti kryesor për hapjen e tyre.

Ndoshta kjo është arsyeja që momenti që fotografia ka përjetësuar tregon një Shqipëri akoma të mbushur me tensione. Ata që ndodheshin në sallë në atë moment u ndjenë të pafuqishëm, të përfshirë në veprime që nuk priten në një sallë parlamenti. Duket si një trillim.

Shkrimtari spanjoll Javier Cercas mbi një skenë të tillë ka shkruar pothuajse 500 faqe të një libri të mrekullueshëm: “Anatomia e një çasti”, që tregon historinë e grushtit spanjoll në 1981. Cercas shkruan se realiteti në një sallë parlamenti, qoftë në Shqipëri apo në Spanjë, “ka të gjithë forcën dramatike dhe potencialin simbolik që kërkojmë zakonisht nga literatura.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb