ATHINË– Mbështetjen unianime të deputetëve grekë mori sot propozimi i kryetares së parlamentit, Zoi Konstantopulu për rikrijimin dhe përmirësimin e komisionit ndërpartiak që do të pretendojë pagesën e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore nga ana e Gjermanisë.

Përveç kësaj bëhet fjalë edhe për shlyerjen e një kredie që nazistët morën focërisht gjatë luftës si dhe kthimin e thesareve të grabitura arkeologjike.

Gjithë partitë theksuan nevojën e unitetit kombëtar, por edhe të një strategjie të koordinuar në nivel politik dhe juridik, për arritjen e rezultatit të dëshiruar./

(ma.ar/ana-mpa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: