Pasi parlamenti izraelit miratoi një vendim që hedh poshtë plotësisht idenë e një shteti palestinez për herë të parë, u shprehën edhe zyrtarët palestinezë.
Ndër ata që reaguan ishte edhe zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, i cili tha se nuk do të ketë paqe dhe siguri pa krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
“Qeveria izraelite, me ndihmën e Uashingtonit, e shtyu të gjithë rajonin në humnerë. Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza është terrorizëm”, tha ai.
Hussein Al-Sheikh, një nga ndihmësit e presidentit, Mahmoud Abbas, tha se vendimi i parlamentit izraelit është racizëm i pastër.