Klubet e futbollit ashtu si njerëzit e thjeshtë nuk mund t’i shmanget zhvillimit të teknologjisë së komunikimit, ndaj gjithmonë e më shumë i shohim aktive në rrjetet sociale.

Sigurisht që deri më sot i kanë përdorur për të rritur ndikimin e tyre, për të bërë deklarata për mediat, për të zyrtarizuar afrime dhe gjëra të ngjashme si këto.

Së fundmi, Parma e sapongjitur në “Seria A” pas 3 sezonesh dhe Sampdoria, janë bërë klubet e para që kanë arritur të organizojnë një ndeshje nëpërmjet rrjeteve sociale.

Iniciativa ishte e klubit të Samporia-s dhe pas disa postimeve ku nuk munguan as shakatë, u arrit marrëveshja për një takim miqësor. Ashtu siç do të lexoni edhe nga postimet e tyre fushën e ka pronotuar Parma, ndërsa topat do t’i sjellë Sampdoria.

Sampdoria: Çkemi Parma! Si jeni? Do ishte mirë të takoheshim një herë para fillimit të kampionatit. Si mendoni? Keni ndonjë ide?

Parma: Do të ishte vërtetë bukur. Keni ndonjë propozim? Ndonjë barbekju? Apo një pije? Varet edhe nga kushtet e motit.

Sampdoria: Në fund të korrikut shpresojmë që moti të jetë mirë. Ose mund të takohemi në fushë, ndoshta për një miqësore. Vetëm na jepni kohë të vijmë në formë.

Parma: Kanë kaluar vetëm tre vite, por është bukur të shohësh se miqtë e vjetër kuptohen menjëherë.

Sampdoria: Ku do takohemi atëherë? Dhe mbi të gjitha, kush do e prenotojë fushën? E keni numrin?

Parma: Në rregull, fushën e prenotojmë ne. Topat e federatës për Serinë A nuk na kanë ardhur akoma, do i merrni ju?

34691026_1930777846960640_6064184382443225088_n

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb