AUSTRI- Gjykata Kushtetuese austriake njoftoi sot se kishte shpallur rë pavlefshëm rezultatin e balotazhit presidencial, ku ekologjisti Alexander Van der Bellen mundi në maj me pak vota kandidatin e së djathtës ekstreme Norbert Hofer, për shkak të parregullsive në numërimin e votave.

Ky vendim i paprecedentë, që bën të vlefshëm kërkesën e partisë FPO të Hoferit, i hap rrugën një balotazhi të ri, që mund të zhvillohet në vjeshtë.

Van der Bellen, i cili fitoi me 50,3 për qind të votave, duhej të merrte zyrtarisht postin më 8 korrik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: