Në emisionin ‘Vetting’ në News24  është trajtuar mungesa e konkurencës në prokurimet publike.

Sipas KLSH-së, në 4 vitet e fundit, totali i dëmit ekonomik për shkak të parregullsive në proceset e tenderimit, shkon në vlerën 2 miliardë e 550 milionë euro, barrë e cila bie mbi qytetarët.

Prej kohës kur Shqipëria nisi procesin e integrimit europian, mungesa e konkurrencës në prokurimet publike, mbetet një ndër kritikat e vazhdueshme të organizatave ndërkombëtare, kritikë qe reflektohet edhe në progres-raportin e fundit të Bashkimi Europian.

Për të analizuar këtë problematikë në proceset e prokurimit publik, do ti referohemi fillimisht raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilave, vetëm në 4 vitet e fundit, totali i dëmit ekonomik për shkak të parregullsive në proceset e tenderimit, shkon në vlerën 2 miliardë e 550 milionë euro, barrë e cila bie mbi qytetarët.

“Vetting” ka analizuar procedurat me vlerën më të madhe monetare për periudhën 2020-2023 dhe ka zbuluar se në shumicën prej tyre nuk ka garë pasi kompanitë janë skualifikuar ose ka patur pjesëmarrës vetëm një kompani.

Sipas ekspertit të prokurimeve, Muharrem Çakaj, sektori i prokurimit publik ka disa probleme.

“Në thelb procesi i prokurimit publik në Shqipëri mund të themi që çalon, çalon në cilësi por edhe në vendimmarrjen e organeve kompetente”, tha për “Vetting” Muharrem Çakaj.

Problemet me tenderat kanë sjellë krijimin e kushteve për monopole me fondet publike, e cila sipas drejtuesve të lëvizjeve politike duket te numri i kompanive të përfshira në tenderime.

Tenderat2
Tenderat2

“Do duhej që normalisht investimet të ndaheshin dhe tenderat të fitoheshin nga kompani të ndryshme sepse nëse në Shqipëri ka 6000 kompani ndërtimi, ndërkohë 5 apo 10 prej tyre janë ato që fitojnë shumicën e tenderave publikë në infrastrukturë, kjo tregon qartë që  është krijuar një farë monopolizimi i tregut”, tha për “Vetting” Adriatik Lapaj, kryetar i lëvizjes politike “Shqipëria bëhet

Nga të dhënat e përpunuara nga Open Data Albania rezulton se një pjesë e madhe e 100 tenderave më të mëdhenj të organizuara nga institucionet publike rezultojnë me “red flag” ose ndryshe me flamur të kuq.

Whatsapp Image 2024 12 05 At 19.31.00
Whatsapp Image 2024 12 05 At 19.31.00

Flamuri i kuq vendoset automatikisht nga sistemi i Open Data Albania kur kemi vetëm një  kompani që garon për tenderin ose janë skualifikuar të gjitha kompanitë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke u shpallur automatikisht fituese kompania e kualifikuar.

Mungesa e garës praktikisht është si të marrësh pjesë në një konkurs, ku askush nuk paraqitet përveçse një pjesëmarrësi, i cili automatikisht shpallet fitues.

Sipas Ilir Brashaj, data analist te “Qendresa Qytetare”, në tenderat me vlerë të madhe numri i ofertave të dorëzuara është relativisht i ulët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb