TIRANË

Nuk kanë munguar batutat në takimin e kryeministrit Edi Rama me studentët në Gjirokastër.

Ndërsa një studentet e infermierisë e ka pyetur se çfarë do bëjnë ata pasi të mbarojë shkollën për t’u punësuar, dikush në sallë ka thënë ‘martohu’. Pikërisht këtë gjë Rama e ka cilësuar tipike gjirokastrite.

Më pas ai tha se ka pasur parti të specializuar për punësimin e infermierëve. Por kryeministri nuk ka kursyer as mediat, sërish me etiketimin ‘kazan’.

Studentja: Jam studente për infermiere, çfarë do bëjmë ne pasi të mbarojmë shkollën për t’u punësuar. Se nuk do jetojmë gjithmonë në duart e prindërve.
(të qeshura)
Rama: Këshilla që erdhi nga salla ishte ‘martohu’. Tipike gjirokastrite.
Kemi një sistem për rekrutimin e infermierëve që ka filluar të funksionojë. Punësimi nuk bëhet si dje që duhet të anëtarësoheshe në parti. Kemi pasur parti të specializuara për infermierët që jepnin kartën dhe të punësonin pa të parë a di apo s’di të ngulësh gozhda.

Shteti ka një numër të caktuar infermierësh dhe nuk mund të hapë vende të tjera për të punësuar apo dhënë rroga të tjera për infermierët.
Ne duhet të përshpejtojmë më shumë procesin e përcaktimit të kuotave dhe e numrit të përgjithshëm të studentëve në një fushë apo një tjetër duke e afruar me nevojat që ka tregu. Me gjithë respektin për tregun e gazetarisë. Po nuk e di ku do venë ata 100 studentë të gazetarisë në vitin e parë në Elbasan. E imagjinoni se sa kazanë duhen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb