Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një intervistë për News24, ka kritikuar ashpër partinë “Mundësia”, të drejtuar nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj. Noka e cilësoi këtë parti si një “krijesë të regjimit” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e saj.

“Nuk mund të pretendojmë se çdo partiçkë që shpik regjimi është pjesë e opozitës. Rama, duke parë se Berisha është i fuqishëm dhe po ngrihet, ka gjetur një rrugë për të krijuar këto partiçka. Avash-avash, të gjitha do të dalin në shesh. Betejën tonë e kemi me Ramën,” tha Noka.

Ai prezantoi një dokument që, sipas tij, provon lidhjet e kompanisë së Agron Shehajt, “Prime Capital,” me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Img 6267
Img 6267

Sipas tij, Shehaj ka firmosur kontratë me Xoxën në vitin 2010 për t’i ndërtuar asaj një vilë, me kompaninë e tij.

“Kjo kontratë, e vitit 2010, është mes shoqërisë ‘Prime Capital’ të Agron Shehajt dhe Ajola Xoxës për ndërtimin e vilës së saj. Le të dalë Shehaj dhe ta kundërshtojë këtë. Kjo është prova që partia e tij është një partiçkë e regjimit,” deklaroi Noka.

Megjithatë moderatorja Ola Bruko u shpreh se Shehaj ka qenë deputeti më i votuar i Partisë Demokratike në një moment të caktuar, ndërsa Noka replikoi duke thënë se “edhe Lulzim Basha ishte kryetar, por u mor peng”.

Pjesë nga diskutimi:

Flamur Noka: Për cilat parti të reja? Përtiçkat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt?

Ola Bruko: Edhe partia e zotit Agron Shehaj është partiçkë?

Flamur Noka: Krijesë e Erion Velajt, nuk ia vlen të merret. Dua të tregoj një dokument

Ola Bruko: Është personi më i votuar në radhët e të djathtës.

Flamur Noka: Ka një kontratë mes Agron Shehajt, Ildi Bejlerit dhe Ajola Xoxës për të ndërtuar vilën e Ajolës. Më thoni është partiçkë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës? Kontratë e vitit 2010. Kompania e krijuar me 2 aksionerë.

Martin Leka: Mos kanë qenë beqarë atëherë…

Ola Bruko: Ka marrë vota si deputet i PD zoti Shehaj…

Flamur Noka: Edhe Luli kryetar i PD ishte, por u mor peng. Unë po flas për pengmarrje. Ne e kemi betejën me Edi Ramën. Dalja e Sali Berishës nga burgu politik i krijoi andralla të rënda Edi Ramës. Berisha ka kuota të larta ngritje, ndërsa Rama kuota të larta në ulje.

Ola Bruko: Kur lirohet Berisha nuk ka gisht Rama, kur kërkohet rikthimi i tij në arrest shtëpiak ka gisht Rama…

Flamur Noka: Mediat e Ramës nuk kanë çfarë trillojnë. Vettingu e ka nxjerrë Berishën më të pastër para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, përjashtuar sektin Soros. Sot kishit dokumentet, Taulanti në EncroChat cakton tenderat dhe kush do burgoset. SPAK i partisë po mbulon gjurmët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb