Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e regjistrimit të partive politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur këtë të hënë regjistrimin e dy partive të fundit, Partia Koalicioni Euroatlantik me kryetar Endri Hasa dhe Partia e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen.
Koalicioni Euroatlantik edhe pse rezulton me kryetar Hasën, njihet si grupimi politik që drejton Lulzim Basha, ish-kryetar i Parisë Demokratike.

Në total janë 53 parti politike të regjistruara në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet politike të 11 Majit.
Kjo e hënë data 3 Mars, është edhe afati i fundit i dorëzimit në KQZ të kërkesave për regjistrim të koalicioneve zgjedhore.
(BalkanWeb)