Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka bërë thirrje publike për qeverinë që të njohë zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur.

Kjo iniciativë vjen si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm në Gazë, i cili është përshkruar nga PSD si një “katastrofë që po shkon drejt gjenocidit” dhe ka rezultuar në humbjen e jetës të afërsisht 36 mijë civilëve, përfshirë një numër të madh fëmijësh dhe të moshuarish.

Në një deklaratë të fundit, PSD ka bërë krahasimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, me ish-liderin serb Slobodan Milošević, duke e akuzuar atë për përdorimin e konfliktit si një mjet për të ruajtur pushtetin e tij dhe për izolimin progresiv nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas PSD-së, Netanyahu po mbahet në pushtet përmes “gjakut dhe mizorive në Gaza”, dhe paqja për të nënkupton humbjen e kontrollit dhe nisjen e dialogut për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet dy shteteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: