TIRANË
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbulon sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asambelës Kombëtare të PS, Rama shpalli edhe qeverinë e re, ndërsa theksoi se krahu i tij i djathtë, pra zëvendëskryeministër, do të jetë Arben Ahmetaj, i cili zëvendëson Erjon Braçen, që dha dorëheqjen nga posti pak javë më parë.
Kështu, zv. kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Erion Braçen që konfirmoi largimin nëpërmjet një statusi në rrjete sociale disa ditë më parë. Krahu i djathtë në qeveri, Rama tha se Arben Ahmetaj do të mbikëqyrë deri në fund procesin e rindërtimit si edhe kalendarin e zbatimit të planit të ri qeverisës do të jetë Arben Ahmetaj.
Ministër i Drejtësisë do të jetë Ulsi Manja, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Etilda Gjonajn, që iu besua posti i Sekretares për Gratë.
Niko Peleshi konfirmohet në detyrë dhe do të jetë sërish Ministër i Mbrojtjes. Një konfirmim i këtij lloji erdhi dhe për Bledi Çuçin, që do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme, si dhe për Olta Xhaçkën si ministre e Jashtme.
Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu do të vijojnë të jenë në krye të ministrive që drejtonin më herët, të Infrastrukturës dhe Shëndetësisë.
Ministre Arsimi do të jetë sërish Evis Kushi. Ministria e Turizmit i është besuar Mirela Kumbaros, që zëvendëson në këtë detyrë Blendi Klosin. Ministre e Kulturës do të jetë sërish Elva Margariti, ndërsa Bujqësia do të drejtohet nga Frida Krifca. Delinda Ibrahimaj do te jete ne krye te ministrise se Financave.
Ndërsa katër ministrat e shtetit do të jenë,
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marredheniet me Parlamentin
Edona Bilali, për mbrojtjen e sipërmarrjes
Bora Muzhaqi per rininë dhe fëmijët
Milva Ekonomi për standardet dhe shërbimet
Përbërja e qeverisë sëre
Kryetare e Parlamentit Lindita Nikolla
Zëvendës kryeministër – Arben Ahmetaj
Ministër për Punët e Jashtme dhe Europën – Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministër i Financave – Delina Ibrahimi
Ministër për Infrastrukturën – Belinda Balluku
Ministër i Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit – Evis Kushi
Ministër i Kulturës – Elva Margariti
Ministëri i Bujqësisë Frida Krifca
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit – Mirela KumbaroQeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet
Pjesë nga fjala e kryeministrit në Asamble:
Ishim një parti që vuante humbjen demoralizuese, pasojë e çarjes së egër, fryrjes nga dhjami i pushtetit, shurdhimi ndaj zërit të njerëzve të zakonshëm dhe sfilitjes nga lufta e brendshme. Një forcë politike pa disiplinë dhe orientim, e çoroditur dhe besimhumbur. U ngritëm me vështirësi, duke u përpjekur shumë.
Ripërtërihemi, bashkohemi, për t’u rikthyer në krye të vendit si alternativë e re qeverisëse. Nuk ja dolëm dot që në provën e parë të 4 viteve më vonë, humbëm me një diferencë kilometrike. Historia e atyre zgjedhjeve është e njohur. Ajo që duhet kujtuar gjithmonë e që na ktheu në pushtet pas 8 vitesh në opozitë ishte këmbëngulja e madhe për t’ia dalë, për t’u forcuar e përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, duke ndërtuar një skuadër përfaqësuese, duke harmonizuar eksperiencën me energjitë e reja.
Fituam mandatin e parë 8 vite të shkuara, u konfirmuam në të dytin, dhe si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi ne të parët që e arrijmë flet vetë për veçorinë, por dhe vështirësinë e kësaj fitoreje. Por, kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar. Në politikë fitoret meritohen pasi arrihen. Fitoret e zgjedhjeve janë mundësia për të zhvilluar beteja të vazhdueshme, për t’iu kthyer zgjedhjeve me punë kredinë e lartë të përfaqësimit që ata u japin borxh fituesve me votën e tyre.
Herën e katërt do ta kemi më të vështirë se sa këtë të tretën, por ama nuk e luan topi që detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe ndaj vetë Shqipërisë, që kemi nderin e jashtëzakonshëm ta udhëheqim, është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”, tha Rama.
(BalkanWeb)