Liderët e dy partive të koalicionit në qeverinë italiane, Liga dhe Lëvizja 5 Yjet, paralajmëruan të enjten se qeveria mund të shkatërrohet për shkak të rezultateve të zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian dhe për zgjedhjen e presidentes së Komisionit Evropian.

Partia e Salvinit, Liga, e kundërshtoi kandidaten gjermane, Ursula von der Leyen për postin e së parës së Bashkimit Evropian, ndërsa Lëvizja 5 Yjet e mbështeti atë gjatë votimit në parlament.

Zv.Kryeministri, Luigi Di Maio, i cili është edhe kryetar i %-Yjet, tha që pozicioni i Ligës e rrezikon Italinë që të izolohet, ndërsa Matteo Salvini, kryetari i Ligës akuzoi partnerin e tij për tradhti të votuesve të saj pasi që premtuan ndryshime radikale në BE.

“Ka mungesë besimi, madje edhe në nivelin personal” tha Salvini, i cili shërben edhe si zv.kryeministër edhe ministër i punëve të brendshme.

“Nëse nuk ka interesim që të vazhdojë kjo qeverisje, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje” tha ai para gazetarëve.

Ndërsa, në anën tjetër, Di Maio, tha në një video në rrjetin social Facebook se “Nëse Liga dëshiron që ta shkatërrojë qeverinë, atëherë le të vinë e ta thonë qartë”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb