PRISHTINE-Partitë politike në Kosovë mbeten të mbyllura dhe nuk janë transparente kur bëhet fjalë për mënyrën e financimit të tyre.Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare thonë se sistemi i financimit të partive politike në vend, nuk plotëson standardet e duhura.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se partitë politike fillimisht financohen nga donatorët e pa deklaruar për publikun, në mënyrë që pas ardhjes në pushtet, ato t’ua kthejnë borxhin këtyre donatorëve duke u dhënë tenderët publik.

“Financimi i partive politike në Kosovë mbetet një praktikë absolutisht e mbyllur, e pa qartë për publikun dhe me shumë hapësira për keqpërdorim për ato parti që më pastaj vijnë në pushtet dhe një pushtet të tillë eventualisht e përdorin për t’u dhënë tenderë, leje apo licenca bizneseve apo subjekteve që i kanë financuar më herët”, është shprehur Korenica.

Edhe drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, thotë se nëbazë të shumë raporteve të cilat janë bërë, vërehet se financimi i partive politike behët në mënyrë jo të rregullt.

“Ne kemi parë se ka një lëvizje marramendëse të deklarimeve dhe shpenzimeve dhe konsiderojmë se këto vijnë nëmënyrëjo tërregullt si nga bizneset e caktuara apo nga përkrahës të caktuar të partive politike. Edhe kjo e pamundëson në një farë forme me e përcjellë menaxhimin financiar që e bëjnë partitë politike dhe shpenzojnë si për fushata apo aktivitete të cilat ato i bëjnë”, tha Kryeziu.

Kurse, subjektet politike, deklarojnë se financimin e tyre e kanë kryesisht nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike, që jepet nga Kuvendi i Kosovës.

Bastri Musmurati, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se subjekti i tyre kryesisht financohet nga fondi për demokratizim i partive politike dhe anëtarësia.

“Një pjese kemi nga anëtarësia që nuk paguajnë të gjithë anëtarët kuptohet, por ka një numër te konsiderueshëm që bëjnë pagesa tërregullta si mujore, si brenda vitit për aq sa është e paraparë kuota e anëtarësisë. Ndërkaq, më herët ka pasur ma shumë njerëztëinteresuar këtu të japin nga pak donacione,po këto kohet e fundit kjo mënyrëe financimit ka rënë dukshëm”, tha Musmurati.

Edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatqia, thotë se të ardhurat e partisë janë të ardhura të cilat vinë prej buxhetit të caktuar nga Kuvendi i Kosovës dhe anëtarësia e partisë.

“Mund të ketë financime do të thotë sidomos gjatë fushatës prejanëtarësisë, janë financime të vogla por pjesa më e madhe është pjesa e cila vjen prej buxhetit”, tha Sahatqia.

Studimi tregon që çdo partie në Kosovë i mungon kontrolli i brendshëm financiar. Përderisa pasqyrat financiare të tyre auditohen vetëm nga auditorët privat.

Nga ana tjetër, në partinë politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se financimi i partisë bëhet nga dy burime kryesore; fondi për demokratizim i Kuvendit të Kosovës dhe anëtarësia.

Valon Tolaj, zyrtar për financa në AAK, thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të ligjit për financimin e subjekteve politike, AAK-ja gjatë fushatave ka edhe donator të ndryshëm.

“Donacionet në bazë të ligjit për financimin e subjekteve politike janë të kufizuara. Donatorët vullnet mirë që duan të ndihmojnë një subjekt politik në përputhje me ligjin për financimin e subjekteve politike zakonisht në periudhat e fushatave zgjedhore bëjnë derdhje të fondeve përmes xhirollogarive bankare, kuptohet gjithçka me transparencë për shkak te kërkesave në raport me KQZ-së për raportimin e të gjitha të hyrave që i kemi”, tha Tolaj.

Sistemi aktual ligjor mundëson verifikim vetëm të donacioneve që janë të raportuara nga partitë politike.

Ndryshe nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve është e bërë e ditur se raportet e partive politike, të vitit 2013 dhe 2014, lidhur me financimin dhe shpenzimet e tyre ende nuk janë audituar nga komisionet kompetente brenda Kuvendit.

Sipas nenit pesë të Ligjit për Financimin e Partive Politike, subjekti politik i cili pranon një kontribut, origjinën dhe prejardhjen e të cilit, kontribut-dhënësi, nuk mund ta dëshmojë, detyrohet që brenda dy javëve, t’i njoftojë organet kompetente për vërtetimin e prejardhjes së këtij kontributi.

Pasqyrat e shpenzimeve të partive politike nuk korrespondojnë me shpenzimet që i bëjnë në realitet, thotë Ismet Kryeziu nga KDI-ja.

Ai thotë po ashtu se duhet te këtë një ndryshim të ligjit ekzistues për ketë çështje.

“Ne kemi tentuar disa herë të ndryshojmë ligjin, do të thotë së paku ligji të ketë disa standarde të cilat parandalojnë për shembull bizneset, të financojnë partitë politike të mos kenë të drejtë të konkurrojnë në tender apo çështje të tjera të caktuaratë cilat rregullohen me ligj. Mungesa e një ligji me këto standarde krijon ketë mundësi dhe hapësirë të veprimit nga partitë politike. Jo vetëm ligji për financimin e partive politike ka nevojë për amandamentim, por ne nuk kemi as ligjin për regjistrimin e partive politike”, tha Kryeziu.

Financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër raportet e progresit që publikon Komisioni Evropian.

Aty thuhet se transparenca e financimit të partive politike paraqet një komponentë esenciale të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas nenit 9, të ligjit per financimin e partive politike, ndarja e mjeteve financiare publike bëhet në bazë të numrit të ulëseve për atë mandat.

(d.b/REL/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb