Nisi me humbjen ndaj Laçit dhe më pas barazimi me Tiranën. Turi i forcës së Partizanit do të vijojë të dielën, kur në “Selman Stërmasi” kryeqytetasit do të presin Teutën, në kryendeshjen e javës së 25-të dhe misioni i vetëm për Partizanin është fitorja, për të ruajtur distancat me Kukësin, në mos për të përfituar nga ndonjë frenim i mundshëm i verilindorëve në Korçë. Trajneri Skënder Gega do të ketë më në fund në dispozicion mesfushorin Ardit Hila, që dëmtoi shpatullën në fund të janarit në transfertën ndaj Skënderbeut.

Mungesa e Hilës është ndjerë jo pak në skemat e Partizanit, me Gegën që ka arnuar shpesh formacionin me spostimin e Atandës në krah të Telushit. Rëndësia e kësaj ndeshjeje është shumë e madhe dhe kjo ka bërë që drejtuesit e kuq të paguajnë gjysmën e mbetur të dënimit pa tifozë dhe të rikthejnë fansat e tyre në stadium, në një përballje që do të përcaktojë jo pak për pjesën e mbetur të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: