Kur Luçiano Moxhi mori përsipër të ringinte Partizanin, Zdenek Zeman, asokohe trajner i Peskarës në Serinë B, nuk harroi të thumbonte “armikun” e tij të përjetshëm, teska për mikrofonin e Rai 2, e komentoi kështu rikthimin në futboll të “Big Luçianos”.

“Moxhi te Partizani në Shqipëri? Mendoja se ai e kishte mbyllur me futbollin në vitin 2006. Mbaj mend të ketë thënë këtë gjë. Shpresoj vetëm që atje të mos bëjë dëme siç bëri te Juventusi,” u shpreh Zeman. Dhe në fakt të gjithë tifozët e Partizanit e kanë në kujtesë sezonin e tmerrshëm që përjetuan nën drejtimin e Moxhit dhe Preitit, me ekipin që deri në dhjetor luftonte në zonën e mbijetesës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: