Pasi u kthye te titulli kampion pas më shumë se çerekshekulli pritje, Partizani ngriti stekën e pretendimeve, duke vendosur objektiv nisjen e një cikli fitues. Por dy humbje në katër ndeshjet e para të sezonit të ri të Superligës janë shumë, teksa ky mision është është në dyshim të madh. Sigurisht që nuk mund të arrihet me ndeshje si ajo e fundit në Laç, ku të kuqtë e Franko lerdas dolën nga fushë me humbjen 1-0 dhe të bindur se nuk bënë shumë për të kërkuar një tjetër rezultat.

70241399 1145237025670692 9220445467614117888 N
70241399 1145237025670692 9220445467614117888 N

Të zotët e shtëpisë të drejtuar nga Sulejman Starova i lanë shumë pak hapësira në sulm kampionëve në fuqi, ndërsa dhanë goditjen e KO me golin e Lushnjes në minutën e 60-të. Një sukses i merituar për kurbinasit që në pjesën e parë u rrezikuan vetëm një herë, në minutën e 17-të, kur goditja e Kotes shkoi ngjitur me shtyllën pingule. Më pas vendasit imponuan ritmin e lojës, ndërsa në të 35-tën shpërdoruan mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi. Dy herë Xhixha dhe më pas Naubueze dështuan të kalonin topin në rrjetën e Hoxhës. Pa gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa pas pushimit gjërat nuk ndryshuan deri në minutën e 60-të.

Screenshot 20190915 181011 Chrome 01
Screenshot 20190915 181011 Chrome 01

Aksioni I shpejtë I Laçit u finalizua me goditjen e saktë të Lushkjas që bëri të pavlefshme hedhjen e portierit të Partizanit. Në festë të besuarit e Starovës, ndërsa në krahun tjetër Lerda provon të ndryshojë fatin e ndeshjes duke forcuar sulmin. Në lojë në fillim Ekuban dhe më pas Braun, por shkëndijën e jep Trashi, që në minutën e 73-të me një goditje nga distanca teston Stazhillën. Prezent përgjigjet portieri, ndërsa Laçi kalon këtë moment të vështirë dhe ka rastin më të mirë të vrasë garën në minutën e 85-të. Por Alban Hoxha i mohon golin e sigurtë Xhixhës dhe mban në lojë Partizanin.

Lerda Franco
Lerda Franco

Të kuqtë luajnë “all-in” në minutat e mbetura dhe I shkojën shumë barazimit në shtesë, por Stazhilla bën një ndërhyrje deçizive për të evituar një autogol në portën e tij. Në fund e gjithë festa ishte për Laçin, që merr fitoren e parë sezonale, ndërsa zhgënjimi transferohet te Partizani. Vetëm gjashtë pikë në katër javë janë shumë pak në objektivin për të mbrojtur titullin, ndërsa edhe humori që rrethon pankinën e Franko Lerda nuk është aspak I mirë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb