Partizani është shumë pranë binjakëzimit me klubin ialian të Udinezes. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, klubi i Partizanit ka njoftuar sot se Shoqëria e njohur sportive Italiane që militon me sukses në Serinë A, ka shprehur gadishmerinë për të nisur një bashkëpunim të frytshëm me 15-të herë kampionët e vendit, një prej klubeve më të titulluar në Shqipëri.

Vetëm pak ditë më parë presidenti i Klubit Gazment Demi ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit më të lartë të shoqërisë në Friuli. Në vizitën 2 ditore të tij në vendin fqinj, Presidenti Demi është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Franco Collavino dhe drejtori sportiv Cristiano Giaretta. Në këtë takim miqësor mes palëve është arritur paraprakisht bashkëpunimi mes dy klubeve.

Ky partneritet do të ketë për qëllim të mundësojë bashkëpunimin në të gjitha aspektet sportive ku përfshihen ekipet zinxhirë të akademive dhe ekipi i parë. Akademia e Udinezes do të sjellë në Shqipëri vëzhguesit e saj më të mirë si dhe trajnerë, të cilët do të ndihmojnë homologët shqiptarë të akademisë së FK Partizani në rritjen cilësore të lojtarëve.

Njëkohësisht ky bashëpunim do të sjellë krijimin e një rrjeti të mirëfilltë vëzhguesish, të cilët do ti mundësojnë talenteve të kenë shansin të vijojnë karrierën e tyre në skuadra elitare,ku natyrisht Udineze do ketë prioritet.

Binjakëzimi Partizani – Udineze mund të konsiderohet një prej arritjeve më të suksesshme në futbollin shqiptar, kjo pasi për të parën herë një skuadër elitare e kampionatit tonë është pranë binjakëzimit me një klub të Seris A. Klubi i Udinezes njihet për akademinë profesionale falë së cilës janë evidentuar shumë talente, dhe si pjesë e këtij klubi të njohur kanë arritur majat më të larta të futbollit europian dhe atij botëror.

(a.n/panoramasport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: