Trajneri Shpëtim Duro, në një intervistë për News 24 analizoi ecurinë e ekipeve deri më tani. Duro shprehet i bindur se gara për titull pritet të jetë mes Partizanit dhe Egnatias, ndërsa sheh jashtë gare Vllazninë. Duro prek edhe situatën e Tiranës.

Ecuria e skuadrave dhe pretendentët

Unë e kam thënë shpesh here që skema ka ndikuar tek motivimi i skuadrave. Partizani eshte në vendin e parë, por nuk ka shumë rëndësi vendi i parë, pasi Partizani si me trajner apo pa trajner do të jetë në Final 4 me 100%. Ka mbështetjen e tifozerisë, stadiumin e tij, ndaj nuk diskutohet pjesëmarrja në Final 4. Por mund ta humbasë kampionati me këtë formulë, ashtu siç e humbi edhe vjet për një ndeshje. Ndaj në këtë kampionat skuadrat e kanë luksin që ekipet të gabojnë gjatë kampionatit dhe sërish të luftojnë. Partizani dhe Egnatia janë skuadrat më me shumë potencial dhe më stabël, që mund të luftojnë deri në fund.

Surprizën negative për mendimin tim po e bënë Elbasani, pas ka investuar shumë, ka një impant modern dhe një përkrahje të madhe nga tifozeria, ndaj nuk është e pranueshme që të mos fitojë 6 ndeshje radhazi. Prisja personalisht më shumë nga kjo skuadër.

Gjendja e Tiranës

Mendoj se rezultatet e mbajnë trajnerin. Tirana ka bërë shumë ndryshime në periudhën e verës dhe për këtë ka meritë si trajneri Shkëmbi dhe drejtori sportiv Ibrahimi që kanë ndërtuar një skuadër të mirë. Rezultate nuk kanë qenë pozitive e vërtetë. Shkaqet kanë qenë të shumta. Në disa raste fati ka qenë kundër, duke bërë që Tirana të humbasë disa ndeshje në fund, gjithashtu edhe fakti që ka luajtur jashtë Tiranës, e cila është një situatë jo normale, duke ditur edhe efektin që ka tifozeria te kjo skuadër. Këto aspekte e kanë penalizuar skuadrën. Nuk dua të flas për Shkëmbin, aq më tepër që kam lexuar se ato kanë edhe probleme të brendshme në klub. Shumë e rëndësishme dhe pozitive që me Maganin skuadra debutoi me fitore, por në vazhdim do të ketë teste shumë më të rëndësishme për këtë skuadër.

Vllaznia dhe objektivi titull

Jo më kot citova që Partizani e Egnatia janë më skuadrat me më shumë personalitet, sidomos në aspektin mbrojtës. Kurse Vllaznia mbetet po ajo skaudër e vitit të kaluar, përpos 2-3 elementëve të rinj. Do të shkojë besoj edhe këtë vit në Final 4. Po e shfrytëzojnë shumë mirë faktorin fushë, por nuk po tregojnë personalitetin e duhur në ndeshjet që zhvillojnë jashtë “Loro Boriçit”. Duhet të arrijnë rezultate pozitive edhe në transfertë  Megjithatë mendoj se edhe Vllaznia do të jetë aty, mes katër skuadrave më të mira për të diskutar dhe për të luftuar deri në fund për titull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: