Kryeqyteti është i Partizanit. Të kuqtë e Sulejman Starovës kanë fituar sërish kryendeshjen me rivalët e tyre historikë duke vazhduar njëkohësisht edhe serinë e fitoreve në kampionat. Ata kanë mundur sot 1-­0 Tiranën mes spektaklit të tofozerive falë golit të Xhevahir Sukajt i cili shënoi në minutën e 51-­të sfidës. Tirana u zgjua shumë vonë dhe bëri shumë pak për të kërkuar golin e barazimit, kjo edhe falë perfomancës së mirë të ekipit të Partizanit. Në fund mbyllet gjithçka 1-­0 dhe të kuqtë marrin fitoren e radhës në kampionat ku ngjiten në kuotën e 16 pikëve.

Pjesa e parë
Ishin 45 minuta pa raste në “Qemal Stafa”. Si Partizani, ashtu edhe Tirana tregohen mjaft të kujdesshme në qarkullimin e topit duke shmangur çdo gabim të mundshëm. Të kuqtë e Starovës përpiqen të shfaqen më agresivë dhe qëndrojnë më afër portës së frashërit, por kërcënimi duket ende shumë larg. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0­-0.

Pjesa e dytë
Fraksioni i dytë nis menjeherë me gol. Janë të kuqtë ata që shënojnë në minutën e 51-të të sfidës me antë të Xhevahir Sukajt. Sulmuesi gjendet në kufijtë e zonës dhe pasi merr një pasim dhe godet tokazi me të majtën drejt portës, gjuajtja e tij edhe pse e lehtë, përfundon në kuadrat. Në avantazh Partizani dhe shpërthen festa në shkallët e stadiumit. Pas golit të pësuar, Tirana fillon të zgjohet dhe hidhet në sulm pëe të tentuar golin e barazimit, port ë kuqtë mbyllin cdo hapësirë. Në fund mbyllet gjithçka 1-­0 dhe Partizani merr fitoren e radhës ku ngjitet në kuotën e 16 pikëve. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: