NGA JETON SELIMI

TIRANE-
Partizani thyen Kukësin dhe fluturon në vendin e parë, të paktën deri të hënën në mbrëmje kur të mbarojë Skënderbeu-Tirana. Në “Qemal Stafa” të kuqtë shënojnë nga një gol për çdo pjesë për të thyer verilindorët, të cilët nuk arrijnë dot të çajnë në mbrojtjen e kryeqytetasve, pavarësisht se tentojnë në të gjitha mënyrat. Fillimin e ndeshjes e kontrollojnë të zotët e shtëpisë, por më pas brazilianët e Kukësit ingranohen në ritëm dhe në minutën e 20-të do kenë rastin e parë me Ramën, ndërsa në të 32-ën Moreina nuk do të arrijë të devijojë kër-cënueshëm për Hoxhën.

Por atë që nuk e bën Kukësi, e bën Partizani. Në rastin e parë të vërtetë për të kuqtë, Plaku është në vendin e duhur dhe në çastin e duhur, për ta devijuar topin e për ta çuar në rrjetë. Goli ekzalton tifozërinë e Partizanit, që pasi ndezin flakadanët dhe i flakin ata në fushë, largohen në shenjë proteste, pas përplasjeve me policinë për shkak të ndalimit të banderolave dhe tupanit, çka solli dhe arrestimin e disa prej anëtarëve të tyre.

Pjesa e dytë do të shohë një Partizan më të kujdes-shëm, që arrin të zmbrapsë ofensivat e Kukësit, por që nuk harron të sulmojë. Në minutën e 57-të, Fejzullahu nuk godet, por bën një driblim dhe përfiton nga naiviteti i Ndonit, që e pengon dhe shkakton penallti. Nga pika e bardhë Sukaj nuk gabon, që çon në festë pjesën e mbetur të tifozërisë në stadium. Mbyllet 2-0, pavarësisht se Troisi përpiqet të ndryshojë diçka me zëvendësimet e bëra.

Teuta vijon me hapa të sigurt rrugëtimin e saj në këtë fillim sezoni. Durrsakët bënë saktë detyrat e shtëpisë, duke mposhtur Tërbunin me rezultatin 3-1. Bregdetarët nuk falin atëherë kur tri pikët janë një detyrim. Vendasit e panë veten shumë shpejt në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë, falë një perle të Eri Lamçes. Mesfushori lëshojë një të djathtë potente, që gjeti në mënyrë perfekte trekëndëshin e portierit Haxho. Goli i bukur i realizuar nga Lamçe nuk i demoralizoi miqtë nga Puka, të cilët në daljen e tyre të parë në sulm arritën të barazonin rezultatin. Arbër Dhra-mi dribloi praktikisht të gjithë mbrojtjen durrsake, duke sjellë baraspeshën në “Niko Dovana”.

Thonë që fati është me atë që e kërkon, dhe fati ishte me Artur Maganin në minutën e 33-të. Sulmuesi rrotullohet bukur në zonë, duke gjetur de-vijim, që nxjerr jashtë lojë portierin Haxho, një gol që vjen si një tjetër konfirmim për vazhdimësinë pozitive që po kalon sulmuesi peqinas. Edhe në pjesën e dytë Teuta është më kërkuese, duke dashur të mbyllë sfidën, por goli i qetësisë do vinte vetëm në minutën e 90-të. Një fitore në shifrat 3-1 për Teutën dhe një tjetër konfirmim i qartë se du-rrsakët do jenë aty, një skuadër që di të luajë futboll dhe për më tepër të marrë rezultat.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: