Skënder Gega, trajneri i Partizanit u shpreh i lumtru pas fitores 2-0 ndaj Elbasanit, rezultat ky që i siguroi të kuqve “Final Four”.
“Këto pesë javë te Partizani ka qenë si 5 vite. Shumë presion, jo nga drejtuesit, por nga përgjegjësia te Partizani. E mora në një situatë të tillë. Jam shumë i lumtur për lojtarët, për klubin, për tifozët, prandaj jam këtu. Misioni vazhdon, por tani jemi më të qetë. Jam i lumtur dhe falenderues për të gjithë ata që besuan, Gaz Demi që më thirri në një moment që nuk i thoja dot jo, thjesht kisha ato dilemat e mia nëse do ia dilnim apo jo. Ky është futbolli, për 3 ditë ndryshon opinioni për mua, për lojtarët, pas 3 ditësh do të ndryshojë prapë.
Për ndeshjen ndaj Egnatias u hodh shumë mjegull, nuk është cdo gjë e errët, ne bëmë mirë deri te ai goli i pësuar. Morëm anën e mirë të asaj ndeshje dhe e rritëm. Nuk është merita ime, lojtarët e dërguan Partizani deri këtu”.
