Eliminimi në Kupë nuk është pritur mirë jo vetëm nga Gaz Demi por dhe nga vetë trajneri Gega. Askush nuk dëshiron të humbas por ndryshe nga presidenti, Gega e ka më të prekshëm ambientin dhe situatën ku ndodheshin të kuqtë, një humbje nuk mund të zhbëjë gjithçka të mirë që kanë arritur deri më tani. Nga Luftëtari tek Luftëtari gjërat ndryshojnë shumë në kampionat, të shtunën luhet një tjetër muzikë, një finale për Gegën:

Ku ndryshon Partizani në Kupë dhe në kampionat?

“Ka pasur ndryshime në përbërje në rradhë të parë. Përveç lodhjes fizike kemi pasur edhe mungesa të rëndësishme. Ka një lodhje fizike, por edhe impenjimi nuk ka qenë në nivele që kemi treguar në kampionat”

Sa iu shqetësojnë munugesat?

“Kemi pasur mugnesa, kanë qenë të shumta. Do të rikthehen lotjarë të rëndësishëm. Kemi bërë ndeshje të ngjeshura. Një pjseë e madhe s’kanë bërë pushim që nga fillimi. Kam besim që gjërat do të shkojnë mirë nesër”

Çfarë problemi pati me Asanin dhe Trashin?

“Asani gjatë gjithë kohës nuk ishte i kënaqur me lojën, me veten e tij. Ka kualitet, kontribut të jashtëzakonshëm. Momente të caktuara shpërthen, e ka me veten e tij. Mënyra si reagoi nuk është e këndshme. Kam biseduar me të, rëndësi ka mos të përsëriten.”

Gjk 8022
Gjk 8022

Gjoba?

“Për sa i përket presidentit masat janë kompetencat e tij. Është njeri që dëgjon shumë dhe vendos atë që ai di vet. Është marrëveshje që objektivat duhet të arrihen. Besoj se është e drejtë. Të dy lojtarët do të jenë në fushë, sepse s’kanë bërë asgjë për mos të qenë. Kemi edhe 9 finale që janë finale për ne”

Lodhja fizike apo mendore, kush shqetëson?

“Lodhja fizike ndikon te mendorja. Me Kukësin kishte lodhje mendore, edhe presion. E kaluam me sukses. Në Gjirokastër reaguam më zbehtë. Nesër do të jemi po ata që kemi qenë deri tani.”

Skuadrat tani luajnë për objektiva, motivohen më tepër…

“Jam trajner i Partizanit. Teknikisht i marr gjërat parasysh. Pjesa tjetër i takon klubit. Nuk kemi marrëveshje dhe aleancë me asnjë njeri. Pjesën tjetër nuk e kontrollojmë ne. Ne kemi bërë punë për të arritur deri këtu.”

Gjk 8031
Gjk 8031

Eleminimi nga Kupa do të ndikojë te ekipi?

“I ka të dyja medaljet. Personalisht nuk kam qejf të humbas as miqësore. Nuk bëm zgjedhet e duhura, por lodhja qëndron. Nuk do të mendojmë për Kupën, 150% do të jemi vetëm te kampionati. Besoj se jemi më afër se gjithë të tjerët për kampion. E kemi ëndërr dhe do të mundohemi ta bëjmë realitet. Gjirokastra është finale për mua”

10 lojtarë kanë luajtur mbi 1200 minuta, ka hendek?

“Mes kësaj 11-çe ose 12-çe ka diferencë. Ky grup i parë janë ata që na kanë sjellë këtu. Edhe të tjerët kanë bërë të pamundër për të na sjellë këtu. Ka të rinj që duhet të aktivizohen. Nesër do të fusim grupin më të mirë”

Sezoni më i dhunshëm në Superiore…

“Nuk jam në gjendje të them, është hera që jam këtu. Jam komod këtu, nuk shprehet njeri dhunshëm. Pjesa tjetër nuk më takon mua. Edhe tifozat tonë, jemi munduar të jemi të qetë. Pjesa tjetër më vjen keqardhje. Nuk është puna ime, por do të doja të mos ndodhte gjë. ”

Kundërshtari më i fortë, Kukësi apo vet Partizani?

“Ne luajmë me kundërshtarë. Vetes sonë mund ta dëmtojmë nga performancat. Pjesa tjetër janë kundërshtarët. Kam respekt për të gjithë. Kampionati nuk ka diferenca të mëdha.”

Kur rikthehen të dëmtuarit?

“Hila është rikthyer dje. Hebaj dhe Bardhi janë në terapi. Bardhi ka një provë sot. Më vjen keq për të dy sepse kanë kontribuar sepse kanë bërë kilometra pa fund, shpresoj të rikuperohen. Hebaj ka pasur tërheqje muskularo. Do edhe 4 javë të rikuperohet 100%.”

Si është gjendja e skuadrës?

“ Të shkosh në Gjirokastër dhe të kthehesh me humbje nuk është gjë e mirë. Duhet të marrim përgjegjësitë, unë i pari. Jemi në ambient komod. Jemi në rrugën e duhur, kam plot besim. Do ia dalim”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb