Besar Guxhufi është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi i krahut të majtë mbërrin në Tiranë nga klubi i Shkupit si zëvendësues i Tedi Carës.

“Sportmania” tregon se talenti i Kombëtares U-21 bëhet transferimi i dytë te “demat”. Më parë kujtojmë se firmosi Dzmitri Padstrelau.

Në verën e kaluar ishte Shkupi që përfitoi shërbimet e 20-vjeçarit duke paguar 100 mijë euro te Beshiktashi. Kjo pasi atje ishte pjesë e skuadrës U-19.

Guxhufi luan në krahun e majtë të sulmit. Kështu shikohet si pasues i Tedi Carës, që u largua për të luajtur në Ukrainë.

Në kampionatin maqedonas, Guxhufi nisi pesë ndeshje si titullar me Shkupin. Në shtatë të tjera u aktivizua si zëvendësues.

Ndërkohë vetëm në nëntor zgjodhi të luajë për Shqipërinë U-21, pasi më parë kishte dhënë kontributin e tij te moshat e Maqedonisë së Veriut.

Screenshot 2025-01-08 151115

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb