Partizani nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, ndërsa kanë kaluar 6 javë të Superiores. Vetëm 9 pikë të grumbulluara në total, që janë gjysma e atyre të mundshme në total dhe e rendisin në vendin e katërt. Dhe pse shpesh përmenden problemet në mbrojtje, sulmi po ashtu nuk ka funksionuar si duhet.

Kështu asnjë prej sulmuesve të Partizanit nuk ka shënuar më shumë se 1 gol në Superiore. Bëhet fjalë për Bintsukën, Mban dhe Zekën, që kanë shënuar secili nga 1 gol. Në anën tjetër Tedi Cara apo dhe sulmuesit e tjerë nuk kanë gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës.

Çfarë bie në sy po ashtu është se në krye të shënuesve të Partizanit është Arinaldo Rrapaj. Mesfushori vlonjat ka shënuar 3 gola. “Demat” prej vitesh vuajnë për një golashënues të “rregullt”, ndërsa dhe këtë sezon vazhdon kjo problematikë.

Trajneri Veselinoviç ka kështu një të dhënë nga duhet të nisë ndryshimi te kryeqytetasit. Kujtojmë se javën e 7-të do të udhëtojnë në transfertën e Rrogozhinës, për t’u përballur me Egnatian më 27 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb