Në një fund sezoni ku gjithçka dukej se po shkonte keq, mjaftoi një lëvizje e Gaz Demit për të rikthyer edhe një herë Partizanin në “jetë”. Rikthimi i Skënder Gegës në shtëpi rezultoi një lëvizje e gjetur. Në vetëm pak ditë në krye të “demave”, Gega rikthehu të kuqtë në shina, fillimisht suksesi ndaj Laçit në kampionat dhe së fundmi suksesi ndaj Egnatias në Kupë, në sfidë e parë të vlefshme për fazën gjysmëfinale.

Egnatia ishte pa diskutim rivali më i fortë që Gega mund të përballej, për më tepër në Rrogozhinë. Partizani jo vetëm që i bëri balli, por në fund, me një kundërsulm të shpejtë, Keko fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, sulmuesi u tregua i saktë duke i dhuruar fitoren Partizanit. Ky sukses në transfertë, edhe pse minimal, i jep Partizanit një bonus të madh për ndeshjen e kthimit, për të siguruar një biletë për në finalen e Kupës:

Panorama
Panorama

“Partizani i fik dritat Egnatias. Të kuqtë mundin rrogozhinasit dhe janë me një këmbë në finalen e Kupës së Shqipërisë”, shkruan Panorama Sport, e përditshmja më e madhe sportive në vend. Dy fitoret radhazi, mbi të gjitha ky sukses në Kupë ndaj Egnatias, i jep Partizanit më shumë besim për sfidën e radhës, derbin e kryeqytetit kundër Tiranës, në program për t’u zhvilluar ditën e hënë në “Arenën Kombëtare”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb