Të kuqtë duket se i kanë lënë goditjet e tyre për në ditët e fundit dhe kjo për një arsye madhore, pasi lojtarët janë nën kontratë me klubet e tyre deri më 30 qershor. Pas nigerianit Teofilus Salomon dhe venezuelianit Aristotelus Romero, për të cilët mungon vetëm zyrtarizimi, Partizani ka arritur të sigurojë shërbimet e një tjetër talenti të perspektivës. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar pak çaste më parë Rron Borjën, talentin e ekipit U-21 të Kosovës dhe Shqipërisë, që doli lojtar i lirë pak ditë më parë nga Shkupi. Madje jo vetëm kaq, të kuqtë kanë mposhtur konkurrencën e Kukësit, Shkëndijës dhe Tiranës, duke ia shtuar edhe më shumë kënaqësinë këtij afrimi.

Brojaa
Brojaa

Kështu, pas Esin Hakajt, të rikthyer pas dy sezonesh me fanellën e kuqe, dhe Uilliam Kordeiro Meolos, organika e Partizanit vijon të pasurohet dhe trajneri Lerda do të ketë më në fund në dispozicion një ekip të plotë. Reparti i vetëm që ka mbetur për t’u përforcuar është qendra e mbrojtjes. Aktualisht është në provë boshnjaku Adzem, por të kuqtë po vëzhgojnë me kujdes edhe pista të tjera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb