Merkato e janarit është mbyllur, por Partizani ka ende një mundësi për të gjetur sulmuesin që kërkon prej kohësh trajneri Skënder Gega. Madje, duket se Të Kuqtë e kryeqytetit e kanë një të preferuar. “Panorama Sport” bën të ditur se kryesuesit e Superligës kërkojnë të marrin shërbimet e Agon Mehmetit, ish-sulmesit të kombëtares së Shqipërisë, që ka një karrierë të gjatë në shumë kampionate të Europës.

Daluh Hxkaa8tiy
Daluh Hxkaa8tiy

Mehmeti ka luajtur më parë me Malmo në Suedi, Palermon e Novarën në Itali, Olahenses në Portugali, Stabaek në Danimarkë dhe Gençlerbirligi në Turqi, ndërsa pas aventurës së fundit me Osford Junajtid në Angli, prej gjashtë muajsh nuk ka një skuadër. Pikërisht, sulmuesi mund të transferohet si lojtar i lirë dhe sipas të përditëshmes sportive më të madhe në vend, gjasat që kjo të ndodhë janë të mëdha. Afrimi i mundshëm i Mehmetit te Partizani është edhe një përgjigje ndaj rivalëve direktë të Kukësit, që morën shërbimet e një tjetër ish-futbollisti të kombëtares si Valdet Rama.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb