Ish-drejtori sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi, është i ftuar në emisionin e “News24”, “Sport News Plus”, ku ka bërë një analizë të këtij sezoni të Partizanit.

Partizani?

Çështja e titullit ishte zgjidhur muaj më parë, pasi Partizani ishte i qetë dhe kishte rival vetëm veten e tij. Deri sa është në vend të parë, fituesi nuk komentohet. Me një analizë të thellë, ekipet e tjera nuk funksionoi binomi drejtues-skuadër, siç funksionoi tek të kuqtë.

Situata e kampionatit?

Nëse duam që kampionati shqiptar të ecë përpara, duhet ta largohet mentaliteti i aleancave. Kukësi dhe tifozët me presidentin Gjici, kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga ky kampionat. Polemikat brenda në klub dhe ndryshimi i trajnerëve, bëri që mos të ishte mirë Kukësi.

Edhe Teuta më zhgënjeu, pasi kishte lojtar të mirë dhe grup të mirë. Skënderbeu ka problemet e veta. Ndërsa situata te Flamurtari, është dramatike. Është dramë sportive dhe jetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb