Dritan Mehmeti do të jetë zv.trajneri i ri i Partizanit. 38-vjeçari, i cili në të kaluarën ka drejtuar Dinamon dhe Korabin e Peshkopisë, ka pranuar pozicionin e ri dhe do të jetë ndihmësi i trajnerit Gega në sezonin e ri.

Pas një shkëputje afro 3-vjeçare, Mehmeti do të rikthehet për të qenë pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore. Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku për “Panorama Sport”. Ai zotëron licensën UEFA PRO dhe nga sot do të nisë punën me “demat e kuq”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: