Kanë përfunduar të ndeshjet e vlefshme për javën 9-të të Superiores.

Laçi doli nga kriza duke marrë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit nën drejtimin e trajnerit Moriero mposhtën me shifrat 3-1 Vllazninë duke lënë kështu vendin e fundit.

Ndërsa dy sfidat e tjera u mbyllën me barazime pa gola. Derbi Tirana-Dinamo nuk prodhoi aq emocione dhe raste sa priteshin, por vetëm dy gola të cilët u anuluan për pozicion jashtë loje. Kurse dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave, karton të kuq, penallti të humbur, raste etj.

Skënderbeu u rikthye te fitorja duke mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë Bylisin. Sfida mes Elbasanit dhe Partizanit u mbyll në barazimin 1-1

REZULTATET E NDESHJEVE TË DJESHME

LAÇI 3-1 VLLAZNIA 

TIRANA 0-0 DINAMO

EGNATIA 0-0 TEUTA

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME

BYLIS 0-0 SKËNDERBEU

ELBASANI 1-1 PARTIZANI

542
542

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb