Partizani është kthyer dje në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e pas katër ditëve në transfertë kundër Laçit për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Gjatë pasdites skuadra ka zbarkuar në fushë pas një dite pushim.
Trajneri Veselinoviç ka analizuar ndeshjen me Dinamon fillimisht, ku edhe ka këshilluar skuadrën mbi gjërat që duhen bërë më mirë. Të kuqtë kundër Laçit pritet të jenë të plotë, teksa edhe formacioni nuk pritet të ketë shumë ndryshime.
I vetmi lojtar me probleme për momentin është Gjergji Kote, i cili gradualisht do të nisë të ingranohet në stërvitje të plotë. Sakaq, me kujdes do të ndiqet edhe situata e Eleke, i cili i është bashkuar ekipit në stërvitje, por ka gjashtë muaj pa luajtur dhe nuk gëzon gjendje optimale fizike.