Fati i Franko Lerdës ndryshoi shumë pas fitores në derbi, një sukses që bashkoi më shumë ekipin me trajnerin dhe i dha Partiznait një bonus të madh psikologjik për të nisur një seri rezultatesh pozitive që i rikthyen të kuqtë në krye të klasifikimit. Ndryshe nga derbi i parë, këtë herë Partizani zbret në fushë si favorit por Lerda nuk e sheh kështu, derbi ka brenda çdo rezultat por është i sigurt kur shprehet se ky do të jetë një takim fantastik në stadiumin e ri kombëtar:

Partizani favorit? “Mendoj që në ndeshjet derbi, nuk ka skuadra favorite. Mendoj se lojtarët duhet të përgatiten sa më mirë për ta përballuar këtë sfidë”.

Dëmtime dhe kartona, si do luani? “Skuadra e Partizanit dhe organika është e pasur. Mendoj që nuk do të ketë probleme, pasi lojtarët që do aktivizohen do jenë mjaft të përgatitur për këtë takim”.

Tirana? “Unë mendoj për skuadrën time dhe për lojtarët e mi. Nuk dua të mendoj se çfarë ndodh për kundërshtarët, edhe pse i respektoj”.

Humbja me Bylisin dhe ndeshja derbi? “Sigurisht që ne kemi analizuar anët negative në takimin me Bylisin. Tashmë përballë do kemi Tiranën dhe duhet të bajmë maksimumin që të kalojmë me sukses këtë sfidë”.

Asani dhe Çinari sakrifikohen? “Ne ndryshojmë shpesh dhe askush nuk do të sakrifikohet. Natyrisht që ne bëjmë ndryshime por jo sakrifikime”.

Kush nga ata që mungon peshon më shumë në skuadër? “Për mua janë të rëndësishmë lojtarët që kam në dispozcion ata që nuk janë nuk i llogaris, të paktën për këtë takim”.

Derbi më i vështirë se i pari? “Të gjitha ndeshjet mendoj që janë të vështirë, për t’u përgatitur. Por ky takim me Tiranën, duhet përgatitur më shumë nga ana apsikologkiike, pasi pritet shumë nga mediat, tifozët dhe të gjithë”.

Tifozët? “Do të luajmë në një stadium, ndër më të mirët në Europë. Është një ndeshje që do të ofroj spektakët dhe duhet të argëtohen të gjithë, duke parë dhe atmosferën që do të ketë në stadium”.

Keni frikë mos humbisni derbin pas 6 vitesh? “Sigurisht që nuk i deuhem aspak. Mendoj që kjo është një ndeshje që duhet ta luajmë nga ana psikologjkike. Nuk lexoj shumë gazeta dhe për mua është e rëndësishme të japim maksimumin. Në ndeshje futbolli ka çdo rezultat brenda”.

Derbi nuk luhet, por fitohet? “Unë sigurisht e besoj, përsa i përket frazës që iu cituat, kjo është një ndeshje që duhet të fitohet, duke ditur interesimin e madh që ka. Për të fituar duhet dhënë maskimumi.”

Tirana për titull? “Nuk i ka humbur shanset për titull. Besoj se do të rikthehet, shpresoj jo nga kjo javë. Ka potencial dhe lojtarë që mund ta bëjë”.

Kur skuadrat ndryshojnë trajner japin diçka më shumë? “Kjo që thua është e vërtete, pasi kur ka ndryshim në pankinë, trajnerët i motivojnë lojtarët dhe ata kërkojnë të japin përgjigje. Të jemi i sinqertë Egbon nuk e njoh, ajo që di është se ai është pjesë e stafit dhe i di pikat e dobëta dhe forta ta Tiranës?

Pika më e fortë e Tiranës? “Pika më e fortë e Tiranës është grupi dhe lojtarët”.

Çfarë prisni nga lojtarët tuaj? “Unë pres që ata të bëjnë më të mirën e tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: