Në heshtje të plotë, larg opinionin sportiv dhe larg mediave, Partizani po përgatit me qetësi sfidën kundër Sherif Tiraspol, një kundërshtar që të kuqtë kërkojnë ta kalojnë me çdo kusht për të përmirësuar të adhuruat, për të minimizuar shpenzimet e mëdha që po kryejnë në këtë merkato vere, dhe sigurisht kostot e një sezoni të gjatë ku pas shumë vitesh u rikthyen tek titulli kampion.

1. Partizani Nuk Bind, Tjeter Humbje Per Lerda
1. Partizani Nuk Bind, Tjeter Humbje Per Lerda

Ndaj Karabakut ekipi i Franko Lerdës mori një mësim të vlefshëm, vetëm një mbrojtje e mirë nuk mjafton përballë rivalëve në nivele të tilla. Në këto 180 minuta, në këtë përballje dyshe me Sherif Tiraspol, Partizani luan gjithçka për gjithçka, për këtë arsye drejtuesit e klubit menduan ti bëjnë një tjetër dhuratë teknikut italian.

Dejan Partizani
Dejan Partizani

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit, Partizani njoftoi arritjen e marrëveshjes me Deian Blodor. Mbrojtësi 24-vjeçar erdhi në kryeqytet nga ekipi i Hellas Veronës në formë huazimi për një vit. Futbollisti rumun gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të rëndësishme të futbollit italian si Roma, Peskara, Bonja dhe Foxhia.

Dejan Boldor
Dejan Boldor

Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb