Stadiumi “Mikheil Meskhi”, i njohur deri në vitin 2005 si stadiumi “Lokomotivi”, është ai që do të presë ndeshjen e së enjtes mes Iberias dhe Partizanit në orën 18:00.

Ky impiant përdoret më së shumti për ndeshje futbolli dhe herë pas here për ndeshjet e regbisë. Stadiumi u rinovua në vitin 2001 për herë të fundit dhe ka një kapacitet për të mbajtur 27223 spektatorë. Ai është stadiumi i dytë më i madh në Gjeorgji, pas “Boris Paichadze”.

Pronari i këtij stadiumi është qeveria gjeorgjiane, teksa duhet thënë se do të luhet në një fushë me bar dhe me standarde të larta sa i përket edhe përmasave. Fusha është e gjatë 105 dhe e gjerë 68 metra. Ky stadium ka marrë emrin e Mikheil Meskhit, një nga futbollistët më të shquar në historinë e futbollit gjeorgjian.

Ky impiant ka merituar tri yje në standardizimin e që i bën UEFA. Për të bërë një krahasim, stadiumi “Air Albania” mban katër yje. Sakaq, Iberia ka publikuar edhe njoftimin mbi biletat e ndeshjes së të enjtes në 18:00 me orën tonë dhe 20:00 me atë të Gjeorgjisë. Çmimi i një bilete është vetëm 1.7 euro në sektorët e zakonshme të impiantit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb